42 pikë pas 21 ndeshjeve, forma më e dobët e Juves në 9 vitet e fundit

Juventus u mposht nga Napoli në kaudër të xhiros së 23-të të Serie A.

Sport

14/02/2021 08:33

Nuk kishte ndodhur që 10 vite të kishte kaq pak pikë në këtë fazë të garës, statistikat lënë për të dëshiruar për ekipin e Andrea Pirlos, transmeton lajmi.net.

Edhe pse Milan humbi ndeshjen ndaj Spezias dhe nuk qëndrojnë shumë larg “Bianconerëve”, forma e tyre lë për të dëshiruar.

Duke marrë parasysh 10 sezonet e fundit, ku nëntë prej tyre Juventusi u shpall kampion i Serie A, ky është sezoni më i dobët në aspektin e arkëtimit të pikëve.

Pas 21 ndeshjeve, Juventus ka 42 pikë, gjë që nuk ka ndodhur në nëntë vitet e fitimit të Scudettos.

Hera e fundit kur kishte ndodhur ishte në sezonin 2010/2011, ku Juventus kishte 35 pikë pas 21 ndeshjeve, por që këtë sezon ata ishin renditur në pozitën e shtatë.

Tani, mbetet të shihet pozicionin e Juventusit në këtë sezon pas humbjes ndaj Napolit.

2020/21 – 42 pikë në 21 ndeshje
2019/20 – 51 pikë në 21 ndeshje (Scudetto)
2018/19 – 59 pikë në 21 ndeshje (Scudetto)
2017/18 – 53 pikë në 21 ndeshje (Scudetto)
2016/17 – 51 pikë në 21 ndeshje (Scudetto)
2015/16 – 45 pikë në 21 ndeshje (Scudetto)
2014/15 – 50 pikë në 21 ndeshje (Scudetto)
2013/14 – 56 pikë në 21 ndeshje (Scudetto)
2012/13 – 48 pikë në 21 ndeshje (Scudetto)
2011/12 – 45 pikë në 21 ndeshje (Scudetto)
2010/11 – 35 pikë në 21 ndeshje (vendi i shtatë)/Lajmi.net/