Rrahmani njëri nga më meritorët, Napoli triumfon ndaj Juves

Napoli ka mposhtur Juventusin në “Diego Armando Maradona Stadium”.

Sport

13/02/2021 19:58

Napoli ka dalë triumfues në duelin ndaj Juventusit, në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A, transmeton lajmi.net.

Protagonisti kryesor i pjesës së parë, ishte padyshim, Amir Rrahmani i cili u gjend në zonë në min (30’) ku priste një krosim dhe u faulua nga Giorgio Chiellini.

Pas incidentit, gjyqtari shkoi tek ekrani, ku video-asistentët e përsëritën ngjarjen dhe ai vendosi për të dhuruar penalti në favor të Napolit, pasi e cilësoi ndërhyrjen e Chiellinit në Rrahmanin si të palejueshme.

Chiellini nuk u ndëshkua por penaltia u dhurua. Ishte kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne, i cili konvertoi penaltinë në gol në min (31′).

Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin e Napolit.

Pjesa e dytë solli një Juventus më agresiv, “Bianconerët” bënë presion gjatë tërë kohës por në mbrojtje ishin vendimtarë në disa raste portieri Meret dhe Rrahmani në ajër ishte i shkëlqyeshëm.

Chiesa pati një rast të mire kah fundi I ndeshjes, por që Meret reagoi shkëlqyeshëm.

Goli i Insignes doli të jetë vendimtar, italiani njëkohësisht shënoi golin e 100-të në fanellën e Napolit.

Tani, Napoli ka 40 pikë dhe ngjitet në pozitën e katërt, një më pak se Juventus I cili është në pozitën e tretë me 42 pikë total./Lajmi.net/