De Ligt mbanë të njëjtat këpucë sportive që dy vite, kjo është arsyeja përse

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, është një karakter interesant si jashtë dhe brenda fushës së futbollit.

Sport

12/02/2021 14:33

De Ligt u transferua në Juventus nga Ajaxi në verën e vitit 2019, për një shumë prej 75 milionë euro, duke u bërë njëri nga mbrojtësit më të shtrenjtë në histori të futbollit, transmeton lajmi.net.

Por, sipas “CorrieredelloSport”, ai mbanë që dy vite të njejtat këpucë sportive që nga transferimi i tij. Sipas artikullit, holandezi ka një bestytni që nga koha kur ishte pjesë e Ajaxit, ajo kohë ishte tejet e rëndësishme për të dhe njëra nga periudhat më të mira të jetës së tij.

De Ligt mbanë të njëjtat këpucë që nga prilli i vitit 2019, qoftë në stërvitje apo në ndeshje. Jo modelin e njejtë, por këpucët e njejta, pavarësisht se ku apo me kënd luan.

Bëhet fjalë për modelin, Adidas X 18.1 “White&Solar Yellow”, dhe me të dëgjuar këtë, kompania i kishte ofruar një model special që ta mbanë vetëm ai por 21 vjeçari kishte refuzuar.

Për holandezin, koha kur kishte veshur këto këpucë, ishte koha kur ishte kapiten tek Ajaxi, arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe fitoi kampionatin holanez./Lajmi.net/