Pirlo: Më vjen keq për Gattuson, por mendoj për problemet e mia

Napoli e pret në Diego Armando Maradona Stadium Juventusin në kuadër të Serie A.

Sport

12/02/2021 13:34

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në pjesën e parë të kampionatit, por shpërtheu COVID-19 në kampin stërvitor të Napolit, dhe klubi vendosi të mos e zhvillojë ndeshjen, transmeton lajmi.net.

Si rezultat i kësaj, Juves iu dhanë tre pikë në tavolinë, por që më vonë gjykata e apelit vendosi kundër.

Para ndeshjes, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, është shprehur optimist për ndeshjen, ai u ndal të flasë edhe për problemet e trajnerit të Napolit, Gennaro Gattuso.

“Bën pjesë në punën tonë, e kuptueshme të kesh probleme. Ne mendojmë gjithmonë të bëjmë maksimumin, ndeshjet janë të rëndësishme dhe kur nuk fitohen ka momente të vështira”, tha ai.

“Më vjen keq për situatën të cilën po përballet Gattuso, por mendoj për problemet e mia, ne duhet të bëjmë paraqitje të mirë atje”, tha Pirlo.

Italiani konfirmoi se Arthur do mbetet jashtë shkaku i lëndimit, ndërsa Dybala ende nuk është gati. Bonucci është stërvitur me skuadrën dhe mund të paraqitet kundër Napolit, varësisht situatës./Lajmi.net/