Dybala ende nuk është gati, mbetet jashtë ndaj Napolit

Paolo Dybala nuk do të jetë i gatshëm në sfidën kundër Napolit në kuadër të Serie A.

Sport

11/02/2021 19:28

Sulmuesi argjentinas nuk do të jetë i gatshëm të jetë i pranishëm në përballjen midis skuadrave në “Diego Armando Maradona Stadium”, transmeton lajmi.net.

Sipas “Tuttosport.com”, Dybala ka probleme me gjurin e majtë, sulmuesi duhej të ishte i gatshëm për ndeshjen pasi  sipas doktorëve lëndimi i tij duhet të përfundone në mes të janarit.

Por, 26 vjeçari ndjeu një dhimbje në gju dhe nuk u stërvit me skuadrën.

Sipas artikullit, nuk ka asgjë serioze, por që Pirlo nuk do ta rrezikojë atë në ndeshjen ndaj Napolit.

Dybala ka humbur 10 ndeshjet e fundit, që nga lëndimi i tij në  ndëshjen kundër Sassuolos. Ai ka regjistruar 11 paraqitje dhe ka shënuar dy gola./Lajmi.net/