Cristiano Ronaldo në moshën 36-vjeçare dëshmoi se mundet të driblojë ndaj Interit

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka mundësinë të shtojë në koleksion një tjetër trofe, meqenëse kanë siguruar finalen e Kupës së Italisë.

Sport

10/02/2021 09:22

Dy golat në “San Siro” nga portugezi i dhuruan fitoren “Bianconerëve”, sepse ndeshja kthyese përfundoi me rezultat të barabartë 0 – 0, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, në ndeshjen e djeshme, Ronaldo në moshën 36-vjeçare dëshmoi se mund të driblojë.

Ai pranoi një top nga Cuadrado dhe kaloi dyshen mbrojtëse te Interit në mënyrë fenomenale, por portieri Samir Handanovic nuk lejoi që topi të jetë në portë.

Disa nga videot me driblimin e tij:

Pesë herë fituesi i Topit të Artë në vitin 2019 u tha nga trajneri Fabio Capello se nuk di të driblojë në përballjet me individë.

“E vërteta është se Cristiano Ronaldo nuk ka dribluar në tri vitet e fundit”, ishte shprehur ai.

Mirë, dy vite më vonë, sulmuesi dëshmoi të kundërtën.

Rregulli numër një, Fabio: Asnjëherë mos e provoko Cristianon. Nuk përfundon mirë./Lajmi.net/