Dybala dhe Juve janë larg të arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës

Paulo Dybala është gati të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me "Bianconerët".

Sport

08/02/2021 12:15

Sipas “Tuttosport”, rinovimi i kontratës së argjentinasit me Juventusin është ende larg dhe nuk duket se është në plan të parë për momentin, transmeton lajmi.net.

Dybala, i cili pritet të jetë i gatshëm për Andrea Pirlon, në ndeshjen e së shtunës kundër Napolit, nuk do të rinovojë me Juventusin të paktën për tani.

Problemi kryesor është se “Bianconerët” ofrojnë 10 milionë euro në sezon plus dy milionë euro në formë të bonuseve, ndërsa Dybala kërkon që marrëveshja të jetë 15 milionë euro.

Sidoqoftë, sipas artikullit, viti i ardhshëm është jetik për të ardhmen e Dybalas pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022, nëse nuk arrihet marrëveshje, Juventusi nuk do rrezikojë ta lë të largohet me parametra zero dhe ka shanse që të shohim lojtarin të largohet nga Allianz Stadium./Lajmi.net/