Rregullat në Coppa Italia, Juve rrezikon 10 lojtarë të suspenduar për finale

Juventus do ndeshet me Interin në ndeshjen kthyese në kuadër të gjysmëfinales në Coppa Italia.

Sport

08/02/2021 11:14

Juventusi pret Interin në Allanz Stadium në kuadër të gjysmëfinales se Coppa Italia, ndeshja e parë në “Giuseppe Meazza”, Juventusi triumfoi me rezultatin 2-1, golat u shënuan nga Martinez (9′) ndërsa për Juven, Ronaldo (26′) dhe (35′), transmeton lajmi.net.

Tani, Andrea Pirlo ka një listë prej 10 lojtarësh, që rrezikojnë suspendimin në finale në rast se arrin Juventus aty.

Situata nuk është në favorin e “Bianconerëve” dhe në rast të ndëshkimit me të verdhë të lojtarëve kryesorë, ata mund të mungojnë në finale.

Sipas “Tuttosport.com”, në listën e të “verdhëve” janë plot yje të skuadrës.

Futbollistët që rrezikojnë finalen në rast të ndëshkimit janë: Ronaldo, Morata, Chiesa, Bentancur, de Ligt, Demiral, Arthur, Rabiot, Bernardeschi dhe Alex Sandro.

Vetëm portieri Szceszny nuk është në listën e të rrezikuarve.

Por, shtrohet pyetja se si mund të jetë e mundur kaq shumë lojtarë? E thjeshtë, rregullat ndryshojnë në Coppa Italia nga Serie A. Në Coppa Italia një lojtar nëse merr katër kartonë të verdhë rresht, atëherë i pesti rezulton me suspendim, ndërsa në Serie A është pesë kartonë.

Në rast të përjashtimit me të kuq, rrezikon të mos paraqitesh as turneun e ardhshëm. Të gjitha skuadrat që hyjnë në ndeshjet parakualifikuese, kartonët e verdhë nuk ju hiqen dhe vazhdojnë të numërohen kur luajnë në turne./Lajmi.net/