Pirlo: E kemi gjetur entuziazmin

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Romës në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.

Sport

06/02/2021 20:49

Juventusi triumfoi ndaj Romës në Allianz Stadium me rezultatin 2-0, ku golashënues ishin Ronaldo dhe Kulusevski, transmeton lajmi.net.

Juve bëri një hap të madh në garën për titullin kampion, pas kësaj fitore “Bianconerët” janë ngjitur në pozitën e tretë dhe kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

“Ishim të përgatitur mirë”, tha ai.

“Ishte tip i ndeshjes që donim të bënim, është e vështirë të shkosh e të vësh në pozitë të vështirë Romën në mënyrë agresive”, tha Pirlo.

Kur mundëm të bënim diçka, e bëmë mirë, kur u desh të prisnim, e bëmë”, shtoi ai.

Ai u ndal të flasë edhe për Chiellinin dhe rikthimin e tij.

“Giorgio po luan mirë, si të gjithë të tjerët. Kemi gjetur entuziazmin dhe jemi kompaktë. Kemi punuar në gabimet e të kaluarës dhe kemi bërë mirë”, përfundoi Andrea Pirlo./Lajmi.net/