Përfundon pjesa e parë në Allianz Stadium, Juventus avancon ndaj Romës
Ka përfunduar pjesa e parë në Allanz Stadium, Juventus është duke avancuar ndaj Romës.
Sport
Juventus është duke avancuar ndaj Romës në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A. “Bianconerët” ishin në kontroll gjatë gjithë pjesës së parë ku u shfaqën tejet të rrezikshem dhe mund të shënonin më shumë se një gol, transmeton lajmi.net.
Ishte Cristiano Ronaldo i cili zhbllokoi rezultatin për ti dhënë avantazhin Juventusit në minutën e (13′). Portugezi i cili festoi ditëlindjen e 36-të shënoi golin e 15-të këtë sezon.
Ronaldo ishte në pozitë të mirë për të shënuar edhe një gol, por Marash Kumbulla ndërhyri aq sa për të devijuar goditjen e tij e cila përfundoi në shtyllën e Pau Lopezit.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal 1-0 në favor të Juventusit./Lajmi.net/