Chiellini në të kaluarën refuzoi kalimin te Arsenali dhe Interi

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka zbuluar se kishte refuzuar kalimin te Arsenali dhe Interi, sa ishte pjesë e Livorno në Serie C.

Sport

04/02/2021 14:40

Italiani nisi karrierën te Livorno, pastaj kaloi te Fiorentina në vitin 2004 dhe pastaj te Juventusi një vit më vonë, transmeton lajmi.net.

36-vjeçari pranoi se u pendua për kalimin në “Topçinjtë” para 20 viteve se mund të përmirësohej.

“Isha budalla që refuzova ofertën. Isha 16-vjeç, isha duke luajtur në Serie C dhe pranova një ofertë të madhe”.

“Nëse e pranoja do më jepte mendimin se e tradhtoja Livornon”, tha Chiellini.

Pastaj, italiani shpjegoi se një vit më vonë refuzoi edhe Interin sepse nuk donte largimin nga Livorno.

“Një vit më vonë me telefonuan dhe me thanë: ‘Ti duhet të nënshkruash me Interin’. Refuzova, ishte viti im i katërt në shkollën e mesme, nuk doja të shkoja askund”, deklaroi ai.

Chiellini është në formacionin bazë të “Bianconerëve”, por vitin e fundit ka hasur probleme të shumta me lëndimet./Lajmi.net/