ZYRTARE: Rugani huazohet te Cagliari
Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani është huazuar te Cagliari.
Sport
Shkaku i minutazhës së ulët, Rugani ka shkëputur huazimin me Rennes duke kaluar te Cagliari për të luajtur më shumë, transmeton lajmi.net.
Kalimin e Ruganit te Cagliari e ka konfirmuar kampioni i Italisë përmes një komunikate.
“Daniele Rugani do mbajë fanellën e Cagliarit. Mbrojtësi i është bashkuar skuadrës, ku do luajë deri me 30 qershor”, shkruhej në komunikatë./Lajmi.net/
Official | @DanieleRugani loaned to @CagliariCalcio
➡️https://t.co/f8Ftj0UM4P pic.twitter.com/sPUUlpMQPU
— JuventusFC (@juventusfcen) February 1, 2021