Merret vendimi për ndeshjen e Aston Villa dhe Liverpool
Ndeshja për FA CUP mes Liverpool dhe Aston Villa është konfirmuar që të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45 në Villa Park.
Sport
Pas një shpërthimi që pati skuadra e Aston Villa me disa lojtarë qe rezultuan pozitiv me Covid-19, u raportua se ndeshja mund të anulohet.
Mirëpo, Dean Smith ka gjetur si zgjidhje përfshirjen e lojtarëve të rinj U-23 dhe U-18 që të luaj sonte kundër Jurgen Klopp.
Tifozët e Livërpool kanë pësuar një tmerr këtë sezon ndaj Aston Villa, kur humbën 7-2 për ndeshjen të vlefshme për Premierligë dhe sonte sigurisht kërkojnë nga Klopp vetëm fitoren.
Megjithatë, në Premierligë klubi nga Anfield i ka mposhtur Luanët 89 herë nga 184 takime të zhvilluara./Lajmi.net/