Ndeshja mes Aston Villas dhe Liverpoolit mund të anulohet

Pasi që në klubin e Aston Villas rezultuan raste të reja pozitive me Covid-19, atyre mund t’iu kushtojë kjo gjë më eliminim nga FA Cup.

Sport

08/01/2021 08:49

Menaxheri i Villa, Dean Smith, stafi i tij stërvitor dhe pjesa tjetër e skuadrës së ekipit të parë të klubit pas një shpërthimi të virusit, ku ai detyroi mbylljen e qendrës stërvitore të klubit Bodymoor Heath të enjten.

Ndeshja e paraparë të luhet sonte mund të anulohet dhe Liverpool do të vazhdojë përpara, transmeton lajmi.net.

Fakti që ka mbingarkesë të ndeshjeve, shtyrja e saj nuk do të mund të bëhej, me ç’rast Aston Villa do të eliminoheshin.

Plani i atyre është që të luajnë më të rinjtë e klubit vetëm që të mos largohen nga kjo garë në këtë mënyrë./Lajmi.net/