Salah mbështet Firminon: Është lojtar që i ka dhënë shumë skuadrës, nuk duhet të qëndrojë në stol

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka mbrojtur bashkëlojtarin Roberto Firmino që nuk është në formën më të mirë.

Sport

09/11/2020 10:00

Braziliani në vitet e fundit ka qenë pjesë e rëndësishme e “Reds” duke iu ndihmuar të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Premierëligën, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, tifozët e Liverpoolit kanë kërkuar zëvendësimin e Firminos me Jotan, që i ka impresionuar të gjithë duke shënuar shtatë gola.

Mirëpo, Salah ka mbështetur bashkëlojtarin duke iu kujtuar çfarë ka dhënë ky i fundit për klubin në pesë vitet e fundit.

“Çfarë ka bërë Firmino për klubin dhe çfarë i sjellë skuadrës dhe të kërkosh që të jetë në stol sepse nuk ka shënuar në kohën e fundit nuk është mirë, është lojtar që bën gjithçka për skuadrën dhe në pesë vitet e fundit ka krijuar shumë shanse”.

“Mënyra si punon sistemi jonë është që topi vjen tek sulmuesit e krahut, pra nuk mund të them si ai duhet të qëndrojë në stol. Mund të shënojë më shumë gola, por ka krijuar shanse të shumta”, deklaroi ai.

Liverpooli momentalisht renditët në pozitën e tretë në tabelë me 17 pikë, një më pak se lideri Leicester City./Lajmi.net/