Jota ishte ‘plani B’ i Liverpoolit në tregun e transferimeve

Diogo Jota me të drejtë konsiderohet një nga transferimet më të mira në Premierligë.

Sport

06/11/2020 08:03

Portugezi gjatë verës së fundit nga Wolves kaloi te kampionët e Premierligës, skuadra e Liverpoolit.

Në dhjetë ndeshjet e para, ai ka statistika mbresëlënëse, duke shënuar shtatë gola.

Por sipas Mirror, Jota nuk ka qenë objektivi kryesor i Liverpoolit gjatë verës së fundit, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi i Watfordit, Ismaila Sarr, ishte referenca fillestare e ‘The Reds’, para se ata të zhvendosnin fokusin e tyre te Jota.

Jota është 23 vjeçar, dhe në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Portos./Lajmi.net/