Goli i West Ham – statistikë aspak e mirë për Alisson Becker
Alisson Becker vlerësohet të jetë portieri më i mirë në botë.
Sport
Portieri brazilian i Liverpool ishte spektakolar sezonin e kaluar, por duket se këtë edicion punët nuk po shkojnë më së miri për të.
Në vetëm 10 minuta lojë ndaj West Ham, Alisson ka nxjerr një herë topin nga rrjeta e tij, duke regjistruar tashmë një statistikë aspak të mirë.
Me golin e shënuar të Fornals, Alisson Becker ka pësuar gol saktësisht në gjysmën e gjuajtjeve që janë drejtuar drejt ti këtë sezon, përcjell lajmi.net.
Një statistikë e tillë sigurisht se duhet të qëndrojë larg portierit që mban epitetin e më të mirit.
Mbetet të shihet nëse gjërat do të ndryshojnë gjatë pjesës së mbetur të sezonit, për Alisson Becker. /Lajmi.net/