Profesori amerikan në krah të ambasadorit Gashi: Kosova të mos bie në grackën e ekstremistëve
Profesori amerikan në Shkollën e Studimeve Profesionale të Universitetit të Nju Jorkut, SHBA, Alon Ben-Meir, njëherësh edhe analist politik, ka porositur institucionet që të “mos bien në grackën e ekstremistëve islamik”.

Lajme
Ben-Meir nëpërmjet një postimi në Twitter ka dalë hapur në përkrahje të ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi i cili ka qenë ditët e fundit pjesë e kritikave, kërcënimeve dhe sharjeve në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Profesori amerikan është shprehur se Kosova duhet të qëndrojë me të drejtën dhe mos të bie në grackën e ekstremistëve islamikë.
“Ambasadori i Kosovës në Francë @qendrimrgashi është shënjestruar nga një grup i # kosovarëve për dënimin e vrasjes brutale të mësuesit të frëngjishtes. Kosovarët dhe qeveria e tyre duhet të qëndrojnë për atë që është e drejtë dhe të mos bien në grackën e # ekstremistëve islamikë”, ka potencuar profesori amerikan.
Kosovo’s ambassador in France @qendrimrgashi has been targeted by group of #Kosovars for condemning brutal killing of French teacher. The Kosovars & their government must stand for what is right & just and not fall into the trap of #Islamic extremists pic.twitter.com/5ph2rXrStB
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) October 23, 2020
Ambasadori Qëndrim Gashi ka qenë cak i sulmeve për arsye se ai e ka shpërndarë në Twitterin e tij një kronologji të ngjarjeve që kanë ndodhur në Francë pas shpërndarjes së karikaturave për profetin e myslimanëve, Muhammedin.
Shpërndarja e këtyre karikaturave për pasojë ka pasur sulmin terrorist ndaj një profesori francez të cilit iu pre koka nga ekstremistët islamikë. /Lajmi.net/