Përgjigja e Rrahmanit për ofendimet e shumta që iu bënë në rrjetet sociale
Kombëtarja e Kosovës nuk humbur mundësinë e artë për të siguruar një vend në ‘EURO2020’, pas humbjes 2:1 nga Maqedonia të enjten mbrëma.

Sport
‘Dardanët’ në këtë ndeshje u ballafaquan me shumë probleme, shkaku i mungesave.
Tifozë të shumtë në rrjetet sociale kanë ofenduar lojtarët që kanë munguar në këtë ndeshje, si Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani.
Ky i fundit, ka reaguar në rrjetet sociale.
Kapiteni ka thënë se e ka pasur të pamundur të jetë në këtë ndeshje, shkaku i karantinës ku është vendosur skuadra e Napolit.
“I gjithë ekipi i Napolit është në karantinë dhe jemi të ndaluar të bëjmë një metër larg hotelit. Pas të gjitha përpjekjeve të ambasadës italiane në Kosovë, prapë ishte e pamundur të vija. Mësohuni ta duani vendin tuaj, pastaj të bëni komente”, ka shkruar Rrahmani./Lajmi.net/