Hitzfeld ka një këshillë për Shaqirin – e drejton kah Bundesliga

Ottmar Hitzfeld ka dhënë një këshillë për Xherdan Shaqirin.

Sport

02/10/2020 18:30

Xherdan Shaqiri po lidhet me një largim të mundshëm nga Liverpool dhe thuhet se dy skuadra janë të interesuara për të.

Në këtë situatë, disa fjalë për lojtarin ka thënë ish selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, i cili e fton lojtarin të kthehet në Bundesliga.

“Xherdani duhet të kalojë në një klub ku luan rregullisht. Ai duhet të bëjë qejf përsëri, duam ta shohim Xherdanin përsëri të lumtur”, ka thënë Hitzfeld për ‘Blick’, transmeton lajmi.net.

“Ai duhet të shoh klube si Gladbach, Leverkusen apo Wolfsburg”, shtoi trajneri.

Roma dhe Sevilla thuhet të kenë pasur interesim për lojtarin, por Hitzfeld sheh Bundesligën si destinacion të duhur për lojtarin me prejardhje nga Zhegra. /Lajmi.net/