Dy klubet e vetme të interesuara për transferimin e Pogbas

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba vazhdon të kërkohet nga dy top klube rivale evropiane.

Sport

31/07/2020 13:42

Paul Pogba nuk është ende i sigurt në lidhje me qëndrim në Manchester United.

“Bleacher Report” raporton se mesfushori francez ende ka dy oferta në lidhje me largim nga Old Trafford, gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Juventus dhe Real Madrid vazhdojnë të jenë dy klubet e interesuara për blerjen e tij nga Manchester United.

Mirëpo, marrë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike të klubeve nga pandemia COVID-19, vështirë se Juventus ose Real Madrid do të pranojë të paguajë kërkesën financiare të Red Devils. /Lajmi.net/