Tifozët bullgarë të poshtëruar, tallen me barkun e sulmuesit të Kosovës
Tifozët bullgarë e kanë gjetur një ngushëllim qeshrak pas disfatës që pësuan nga Kosova në Sofje, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.
Sport
Kosova bëri hap të rëndësishëm drejt Euro 2020, pasi triumfoi në stadiumin ‘Vasil Levski’ me rezultat 3-2, falë golit të Elbasan Rashanit në fundin e ndeshjes.
Gjithsesi, lojtari që ka marrë vëmendjen e tifozëve vendas është sulmuesi Atdhe Nuhiu – i cili nuk u inkuadrua fare në dy ndeshjet e këtij muaji, shkruan Sportal.bg, përcjell lajmi.net.
Gjatë përgatitjeve para fillimit të ndeshjes, Nuhiu ishte kapur nga kamerat televizive duke ngritur lartë fanellën dhe barku i tij lë shumë për të dëshiruar.
“Momenti vjen nga nxehjet para duelit, për ne, të pafat. Futbollisti i Kosovës është Atdhe Nuhiu. Barku i sulmuesit është bërë “hit” në mesin e tifozëve të zhgënjyer të Bullgarisë”.
Përveç kësaj, tifozët bullgarë në pjesën e parë bën thirrje ultra-nacionaliste, duke brohoritur ”Kosova është Serbi”, megjithatë rezultati në fushë dhe sukseset e ‘Dardanëve’ i lanë të shtangur ata. /Lajmi.net/