Raporti i “Reporterëve Pa Kufij”, reagon Tahiri: Kjo çështje nuk do të kalojë pa kërkuar llogari në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka komentuar raportin e “Reporterëve Pa Kufij” i cili e nxjerrë Kosovën më keq se kurdo herë sa i përketë lirisë së mediave. Tahiri ka thënë se bazuar në të gjeturat e raportit, në rrezik është edhe demokracia zgjedhore meqë jemi në…

Lajme

04/05/2024 12:27

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka komentuar raportin e “Reporterëve Pa Kufij” i cili e nxjerrë Kosovën më keq se kurdo herë sa i përketë lirisë së mediave.

Tahiri ka thënë se bazuar në të gjeturat e raportit, në rrezik është edhe demokracia zgjedhore meqë jemi në përfundim të mandatit.

“Ajo çfarë e bënë tejët shqetësues luhatjen si dhe rënien e trendit të indeksit të lirisë së shtypit në Kosovë, është fakti që kur kjo ndodh në përfundim të mandatit të një qeverie, demokracia zgjedhore është në rrezik”, ka thënë Tahiri.

Reagimi i plotë: 

Ajo çfarë e bënë tejët shqetësues luhatjen si dhe rënien e trendit të indeksit të lirisë së shtypit në Kosovë, është fakti që kur kjo ndodh në përfundim të mandatit të një qeverie, demokracia zgjedhore është në rrezik.

Konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm për secilin që besom në demokraci.

Kjo çështje nuk do të kalojë pa u kërkua llogari në Kuvend.