‘Plisat’ nesër në Elbasan për ta mbështetur Kombëtaren shqiptare
Shqipëria do ta zhvillojnë nesër ndeshjen e katërt në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2020.
Sport
Skuadra e Edy Rejas nesër do përballet me Moldavinë në ‘Elbasan Arena’, ndeshje e vlefshme për grupin H.
Kombëtarja kuqezi edhe nesër do ta ketë përkrahjen e tifogrupit më të madh në Kosovë, ‘Plisat’.
Tifozët nga Prishtina kanë lëshuar një njoftim ku kanë bërë të ditur se nesër do të bëhet nisja e organizuar drejt Elbasanit.
Ndryshe, ‘Plisat’ edhe pas krijimit të ekipit të Kosovës nuk ka reshtur së mbështeturi Kombëtaren shqiptare. /Lajmi.net/