Lamtumirë Buffon, Juventus gjen portierin e ri nga rivali nga Serie A
Juventus ka filluar menjëherë kërkimin për një portier të ri.
Sport
Juventus i ka dhënë lamtumirën e dhimbshme portierit Gianluigi Buffon.
Por, klubi kampion nga Serie A po ashtu ka filluar menjëherë kërkimin për një portier të ri.
Wojciech Szczesny do të jetë titullar në edicionin e ri por numër 2 te Juventusit pritet të jetë Mattia Perin, përcjell “lajmi.net”.
Mediat italiane raportojnë se Juventus dhe Genoa janë duke sqaruar detajet e fundit për konfirmimin e marrëveshjes për transferimin e portierit 25 vjeçar te skuadra nga Torino. /Lajmi.net/