Kapet shoferi duke vozitur me fëmijë në prehër, dënohet 400 euro, 5 pikë negative dhe i konfiskohet leja

Policia e Kosovës, në Mitrovicën e Jugut, ka njoftuar se ka ndaluar një shofer i cili po voziste me fëmijë në prehër. Sipas njoftimit të policisë kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë pikë negative dhe masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë muaj, shkruan Lajmi.net “Ndëshkohet shoferi i cili drejtonte automjetin…

Lajme

04/05/2024 16:47

Policia e Kosovës, në Mitrovicën e Jugut, ka njoftuar se ka ndaluar një shofer i cili po voziste me fëmijë në prehër.

Sipas njoftimit të policisë kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë pikë negative dhe masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë muaj, shkruan Lajmi.net

“Ndëshkohet shoferi i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër
Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.
Në bazë të ligjit 08/L-186, paragrafi 10, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj”, thuhet në njoftimin e PK-së./Lajmi.net/