Ministri i Bujqësisë “çartet” me qytetarin: “Peci-Speci”, “burri plak me këtë koment”

Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai nuk e ka pritur fare mirë një koment që i është bërë në një prej fotove të publikuar para një jave, ku një qytetar e ka shkruar “Peci-Speci”. Ministri Peci ka zgjedhur që…

Lajme

04/05/2024 16:33

Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”.

Ai nuk e ka pritur fare mirë një koment që i është bërë në një prej fotove të publikuar para një jave, ku një qytetar e ka shkruar “Peci-Speci”.

Ministri Peci ka zgjedhur që t’i replikojë qytetarit direkt në faqen e tij zyrtare.

Ministri Peci ka reaguar ndaj qytetarit duke ia përmendur moshën dhe duke i thënë “burri plak me këtë koment…”.