Dua Lipa në kopertinën e “Vogue Turqia”
Emri i saj tashmë gjendet edhe në revistat më prestigjioze të botës.
ShowBiz
Dua Lipa është këngëtarja kosovare e cila po shënon çdo ditë nga një sukses të ri, shkruan lajmi.net.
Ajo është edhe imazh i markave të njohura, por zë vend edhe në kopertinat e revistave të njohura të cilat shkruajnë për arritjet e këngëtares.
Së fundi, Dua ka njoftuar se është në ballinën e revistës “Vogue Turqia”, në numri e muajit maj, që del për pak ditë në treg.
Kujtojmë që këngëtarja aktualisht po merret me koncertet e turneut të ri, meqë rast po bën edhe promovimin e këngës “One Kiss”. /Lajmi.net/