Legjenda e Arsenalit lavdëron Mustafin dhe Koscielnyn

Legjenda e Arsenalit, Sol Cambell, beson se Arsenali më në fund ka krijuar një dyshe të fort të qendrës së mbrojtjes.

Sport

04/11/2016 23:54

Cambell që ka fituar Premierligën me Arsenalin, ka lavdëruar partneritetin që kanë krijuar Shkodran Mustafi i ardhur këtë verë nga Valencia dhe Laurent Koscielny.

“Më pëlqen mentaliteti i tyre”, ka deklaruar Cambell për 888sport, përcjell lajmi.net.

“Ata kanë tani lojtarët e duhur aty, që kanë vullnet të madh, dhe kjo është e rëndësishme”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.