Në Norvegji nuk do të pritet më as edhe një pemë

Është e ditur tashmë që ne nuk mund të jetojmë pa praninë e drunjve e pemëve të ndryshme në natyrë.

Bota

17/06/2016 14:44

Pemët priten çdo ditë, e njerëzit i përdorin ato në produkte të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Pyjet më të prekura nga dora e njeriut janë ato në Norvegji, Argjentinë, Bolivia, Paraguai, Indonezi, Malajzi dhe Guinea.

Por, lajmi i fundit dhe më i miri tashmë ka ardhur për një nga këto vende, si një lehtësim për të gjithë dashamirët e natyrës.

Qeveria norvegjeze nuk do të blejë më asnjë produkt në lidhje me shpyllëzime tropikale.

Kjo do të thotë se qeveria nuk do t’i jap më kontrata asnjë kompanie që prenë dhe shkatërron pyjet.

Gjatë viteve të fundit, një numër i madh i kompanive kanë vendosur t’i japin fund prerjes së pemëve dhe shfrytëzimit të tyre, megjithatë nga qeveria nuk është bërë zyrtare deri tani.

Kështu, Norvegjia është bërë vendi i PARË në botë që nuk shkatërron më pyje.

Norvegjezët u kanë bërë thirrje edhe vendeve tjera për të bërë të njëjtën gjë. /lajmi.net