Kosova dhe Maqedonia me konkurs të përbashkët për kërkime shkencore
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka pritur në takim ministrin e Arsimit të Maqedonisë, Pishtar Lutfiu, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin në shumë fusha.
Lajme
17/06/2016 14:43
Në këtë takim, mes dy ministrave, u diskutua edhe për bashkëpunimin e dy vendeve në arsimin parauniversitar dhe atë të lartë.
Po ashtu, në këtë takim thuhet se janë marrë vesh që konkursin për kërkime shkencore ta shpallin të përbashkët./Kp