Zëvendësministri Krasniqi shoqëron Medical Team – Kosovo Hope në Spitalin e Prizrenit
Gjatë qëndrimit në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, mjekët nga SHBA bashkë me kolegët e tyre vendas, kanë biseduar me pacientë që marrin shërbime në këtë spital, ndërkohë që në diskutime mes vete, mjekët nga SHBA dhe ata të këtij spitali, kanë këmbyer përvojat e tyre nga puna profesionale si dhe kanë trajtuar aspekte që lidhen me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Lajme
Zëvendësministri i Shëndetësisë Mevludin Krasniqi ka shoqëruar sot në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit ekipin e mjekëve nga SHBA, të cilët përmës Medical Team – Kosova Hope, po qëndrojnë këtyre ditëve në Kosovë për t’u njohur me nevojat e shëndetësisë kosovare në fushënn e edukimit të vazhduar profesional dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve.
Gjatë qëndrimit në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, mjekët nga SHBA bashkë me kolegët e tyre vendas, kanë biseduar me pacientë që marrin shërbime në këtë spital, ndërkohë që në diskutime mes vete, mjekët nga SHBA dhe ata të këtij spitali, kanë këmbyer përvojat e tyre nga puna profesionale si dhe kanë trajtuar aspekte që lidhen me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Zëvendësministri Krasniqi ka theksuar në këto takime se njohja nga afër me problemet dhe sfidat do të jetë bazë e bashkëpunimit dhe mbështetjes në projektet e përbashkëta në muajt e vitet që vijnë, pasi që Medical Team – Kosova Hope parashikon që në vitin që vjen të fokusohet me angazhime konkrete për ta ndihmuar sektorin e shëndetësisë në Kosovë.
Një ditë më parë ndërkaq, ekipi në shoqërim të zëvendësministrit Krasniqi, ka qëndruar edhe në Spitalin e Mitrovicës.