Personat me aftësi të kufizuara ende kanë burime të kufizuara

Organizata Hendikos sot ka pranuar 450 karroca dhe disa pajisje të tjera ndihmëse për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara nga ”Kisha e Jezu Krishtit e shenjëtarëve të ditëve të mëvonshëm”. Me këtë rast, u premtua se shpejti do të kalon edhe ligji për aftësim dhe riaftësim të personave me aftësi të kufizuara.

Lajme

17/06/2016 15:03

Drejtori i organizatës Hendikos, Afrim Maliqaj këto paisje janë mëse të rëndësishme për lëvizjen dhe për shtrirjen e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri, si në arsim, punësim, kulturë dhe në të gjitha sferat e jetës.

“Bashkëpunimi jonë me Kishën e shenjëtarëve të ditëve të mëvonshme, ka rezultuar edhe këtë vit me pranimin e një kontingjenti prej 450 pajisjesh ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara, si karroca, kukëza, shëtitur, si dhe pajisje të tjera rezervë që do të iu shërbejnë për riparimin e tyre. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara obligon shtete që t’i sigurojnë pajisjet për personat me aftësi të kufizuara, andaj, besojmë që edhe shteti ynë do të gjejë mënyra dhe forma të ndryshme që të mbështes organizatën tonë në shpërndarjen dhe furnizimin me pajisje ndihmëse të personave me aftësi të kufizuara. Sot personat me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës ende nuk janë afër standardevendërkombëtare për të drejtat, siç përmenden në dokumentet e ndryshme ndërkombëtare, ende kanë burime të kufizuara dhe mundësi të kufizuara financiare që rëndojnë edhe më tepër situatën dhe gjendjen e familjes së tyre”, tha Maliqaj.

Maliqaj shtoi se shumë herë kanë ngritur zërin drejt institucioneve tona në lidhje me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, por që nuk janë marrë parasysh. Ai gjithashtu ka cekur se një gjë që ka rezultuar këtë vit , është aprovimi i ligjit për statutin dhe të drejtënpersonave paraplegjik dhe tetraplegjik, i cili do të fillojë zbatimin qysh nga janari i vitet të ardhshëm, dhe që do të ndikoj drejtpërdrejt tek mirëqenie dhe sh ëndeti i kësaj kategorie dhe familjarët e tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se do të punojë më shumë drejt rregullimit të qasjes më të lehtë në institucionet shëndetësore për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.

“Kjo ndihmë konkrete për të gjithë personat me aftësi të kufizuara është një shprehje dhe është një nxitje edhe për Qeverinë e Kosovës edhe për institucionet tona që ne këto nevoja të personave të tillë t’i trajtojmë edhe me ligje, edhe t’i bëjmë shumë institucionale. Natyrisht se do të jetë një lehtësim i madh për të gjitha ata që kanë nevojë për këto pajisje, por neve si Ministri e Shëndetësisë na mbete që të bëjmë edhe më shumë në rregullimin e qasjes më të lehtë në institucionet tona shëndetësore për të gjithë personat me aftësitë e kufizuara sepse vlerësohet që vetëm 1  e institucioneve tona kanë të lehtësuar qasjen në këto institucione për personat me aftësi të kufizuara”, tha Rrahmani.

Ministri i Punës dhe i Mirëqenës Sociale, Arban Abrashi bëri të ditur se brenda muajit do të kalon edhe ligji për aftësim dhe riaftësimin e personave me aftësi të kufizuar.

“Bashkëpunimi jonë vazhdon që nga dita e parë e mandatit që kemi marrë. Sot Hendikosi pranon mbi300 e diçka karroca, plus pajisje të tjera, total prej 450, fal punës tuaj me një përkrahje të vogël nga ne në këtë rast. Ne kemi kaluar fazën e parë të ligjit për paraplegjik dhe tetraplegjik. Gjithashtu, në procedurë të kuvendit që besoj që në afate rekord, kjo mund t? ??i bije edhe brenda muajit, kalon ligji për aftësimin dhe riaftësimin e personave me aftësi të kufizuara, se shpesh herë ne kemi hasur në kompani që nuk i punësojnë këta persona sepse nxjerrin disa kritere ose pengesa të tjera ligjore, tani e qartësojmë ligjin dhe e kemi më të qartë se si do të bëhet punësimi, aftësimi dhe riaftësimi i personave me aftësi të kufizuara, rrjedhimisht do të ketë edhe më shumë buxhet për këtë kategori”,tha Abrashi.

Fjalën e mori edhe donatori, Rick Jonson, i cili u shpreh mjaftë i kënaqur që Hendikosi po bënë një punë mjaftë të madhe për personat me aftësi të kufizuar. Hendikos do të fillojë edhe me hapjen e një fabrike të vogël për prodhimin e karrocave, në veçanti karrocave të përshtatura për fëmijë të cilët janë mëse të nevojshme.

Në vitin e kaluar në Hendikos janë përfshi 550 fëmijë të cilët kanë marrë rehabilitimin, gjithsejtë me 35 mijë seanca rehabilituese, si dhe afër 300 pajisje të ndryshme iu kanë ofruar shumicës në nevojë. /kp