Ndalohet flamuri i Kosovës në Marsejë

Flamuri i Kosovës nuk është lënë të futet brenda stadiumit “Velodrome”.

Sport

15/06/2016 19:31

Forcat e rendit në stadiumin “Velodrome” nuk ua kanë lejuar tifozëve shqiptarë futjen e flamurit të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Në këtë stadium pas më pak se dy orëve, Shqipëria përballet me Francën, në ndeshjen e rrethit të dytë të grupeve.

Sigurimi në hyrje të stadiumit nuk ka lejuar që brenda të futet edhe flamuri i Kosovës dhe kjo nuk dihet se për çfarë arsye.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.