Cana me punë të re në Kombëtare

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana i cili nuk do të luajë në ndeshjen e sotme ndaj Francës, për shkak të kartonit të kuq që mori në sfidën e parë ndaj Zvicrës, duket se ka nisur një “punë” të re në ekipin përfaqësues.

Sport

15/06/2016 18:11

Ai është parë të bëjë përkthyesin në konferencën për shtyp të trajnerit De Biazi, duke qenë se e njeh mjaft mirë gjuhen franceze, pasi ka luajtur për shumë vite në këtë shtet, madje edhe familja e tij jeton aty, transmeton Albeu.

Mesa duket pas shkarkimit të koordinatores për mediat e huaja Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka asnjë person në stafin e saj që të flasë gjuhën franceze dhe kapiteni është detyruar ta bëjë një gjë të tillë.

Cana pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit në grupe të Shqipërisë ndaj Rumanisë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.