Ja si u stërvitën huliganët rusë për trazira në Euro 2016 (Video)
Huliganët rusë janë duke shkaktuar shumë probleme në kampionatin Evropian që po mbahet në Francë Euro 2016.
Sport
Rasti më i fundit ndodhi me tifozët anglezë përpara ndeshjes së dy ditëve më parë, ku një person ka humbur edhe jetën. Por, kjo nuk duket të jetë rastësi, pasi huliganët rusëmesa shikojmë, janë stërvitur për përleshje të tilla.
Në videon e mëposhtme duken imazhet se si ata stërviten për të shkaktuar destabilitet dhe ngjarje të tilla dhe sulmet e tyre nuk janë rastësore por të koordinuara. Shokuese ishte edhe deklarata e një zyrtari të Federatës Ruse të Futbollit i cili i nxiste ata më tej në aktet e tyre. Ndiqni videon duke pasur kujdes për personat e ndjeshëm pasi imazhet janë të rënda.