Carragher kritikon taktikat e Rodgers
Jamie Carragher i ka kritikuar taktikat e trajnerit të Liverpoolit Brendan Rodgers, në humbjen nga Manchester United 3:1.
Sport
Carragher beson se Liverpool duhet t’a ndryshojë taktikën e lojës në mënyrë që Christian Benteke të ketë më tepër mbështetje në sulm.
“Nuk e kuptoj këtë obsesion për të luajtur me formacion 4-3-3”, ka thënë ‘Carra’ për SkySports.
“Nuk ka mjaftueshëm mbështetje për Benteken”.
“Brendan Rodgers ka filluar të luajë me formacion 4-3-3 dhe nuk ka funksionuar. Sezoni i mirë që ata e patën ishte kur luanin me dy sulmues dhe mënyra se si i inkorporuan në ekip. I takon menaxherit”, ka shtuar ish mbrojtësi i Liverpoolit.