Palltoja e Vajzës së Kim Kardashian kushtoi 3500 dollarë (FOTO)
Kim Kardashian është kritikuar shpesh për shpenzimet e tepruara për vajzën, por kjo se ka ndaluar aspak atë që edhe ta teprojë herë pas here. Teksa shpesh është fotografuar nga paparacët në lidhje me veshjet e dizenjuara nga stilistët, tashmë Kim i shton garderobës së North West një pallto super të shtrenjtë.
ShowBiz
Një ndër fëmijët me prindër të famshëm në Hollywood, si Kim Kardashian dhe Kanye West, North West është shfaqur në publik me veshje të shtrenjta. Vajza e vogël e çiftit është fotografuar në shoqërinë e prindërve me një pallto pellushi që kushton plot 3500 dollarë. Sipas PageSix, ky nuk është rasti i parë që North Ëest e veshin me xhaketa apo peliçe të kushtueshme.
Kim Kardashian është mjaft e kujdesshme edhe në fotot që poston në Instagram, duke e nxjerrë vajzën me veshjet më në trend dhe me një kosto të lartë.