Pellegrini i frustuar me taktikat e Mourinhos
Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka mbetur i frustuar me takikat e skuadrës së Chelseas, e cila sipas tij e filloi takimin për tu mbrojtur.
Sport
Pellegrini ka thënë se skuadra e tij luajti për të fituar përgjatë 90 minutave, duke kritikuar kështu taktikat e skuadrës së Chelseas.
“Unë mendoj se skuadra ime tentoi të fitojë takimin nga minuta e parë e deri te ajo e fundit”, tha Pellegrini pas takimit.
“Ne krijuam, sidomos në pjesën e parë, raste të qarta për gol dhe për të merituar më shumë se një pikë”.
“Kjo është arsyeja pse nuk jam i lumtur me një pikë por jam i lumtur me performancën. Ne sulmuam kundër një skuadre që u mbrojt”, përfundoi Pellegrini.