15 milionë euro për Shaqirin
Atletico Madrid ka ringjallur interesimin për Xherdan Shaqirin dhe është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut.
Sport
Atletico Madrid vazhdon të jetë i interesuar për Xherdan Shaqirin.
Portali zviceran, “Infoticker.ch” ka bërë të ditur se kampioni i La Ligës ka ringjallur përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, menjëherë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dhe, në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e reprezentuesit zviceran, Los Colchoneros janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro për të bindur bavarezët që ta shesin kosovarin.
Shaqiri nuk është duke zënë vend në formacionin bazë të Bayernit dhe spekulohet me largim nga klubi. Juventus dhe Roma janë po ashtu në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij.