Dua Lipa dhe Rita Ora morën vëmendjen e të gjithëve në Met Gala: Veshjet theksonin linjat e tyre trupore

Këngëtaret shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora nuk kanë munguar në ngjarjen më të madhe të modës Met Gala. Për Ritën është hera e dhjetë që po merr pjesë dhe ishte njëra nder personazhet që mori vëmendjen e të gjithëve më veshjen e saj, shkruan lajmi.net. Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte të…

ShowBiz

07/05/2024 23:49

Këngëtaret shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora nuk kanë munguar në ngjarjen më të madhe të modës Met Gala.

Për Ritën është hera e dhjetë që po merr pjesë dhe ishte njëra nder personazhet që mori vëmendjen e të gjithëve më veshjen e saj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte të veshur një fustan shumëngjyrësh, ku vuri në pah linjat trupore të saj.

Edhe Dua ishte prezente dhe kishte të veshur një fustan të tejdukshëm ku mbizotëronte ngjyra e zezë.

Ndërkohë, Dua Lipa po shijon suksesin e albumit të saj të tretë “Radical Optimism” që e publikojë me 3 Maj./Lajmi.net/