Wilshere ‘thumbon’ Manchesterin
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka thumbuar skuadrën e Manchester United, duke i thënë se Gunners nuk do të lejonin shitjen e ndonjë lojtari te rivali i tyre për një shumë prej 20 milionë euro.
Sport
Welbeck u transferua nga Manchester United te Arsenali në fitën e fundit të merkatos verore, për një shumë prej 20 milionë euro.
Wilshere ka thënë se një gjë e tillë, nuk do të ndodhë kurrë te skuadra e tij. Kjo deklaratë e mesfushorit, vjen si një kundërpërgjigjepër Louis Van Gaal, i cili dje tha se Welbeck nuk është lojtar i nivelit të Djajve.
“Gary Neville e di se çfarë po flet. Ai ka thënë se Danny është lojtar i Manchesterit, pasi ai u rrit në këtë skuadër”.
“Do ishte rast i njëjtë, sikur Arsenali të lejonte largimin tim te Manchesteri për 20 milionë euro. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë”.
“Në ditët e sotme, 16 milionë funte apo 20 milionë euro, nuk janë asgjë. Duke parë kualitetin që ka Danny, ne kemi bërë një transferim shumë të mirë”, tha Wilshere.