Jennifer Lopez ndahet nga i dashuri
Jennifer Lopez dhe Casper Smart i kanë dhënë fund lidhjes së tyre më se dy vjeçare.
ShowBiz
Duket se Casper Smart nuk do të jetë burri i katërt i këngëtares Jennifer Lopez. Çifti është ndarë edhe zyrtarisht, konfirmojnë të afërmit e tyre.
‘Ata janë ndarë para gjashtë javësh po është dashur kohë derisa kanë qenë gati për të konfirmuar lajmin. Ata kanë dashur të mos e bëjnë të madhe këtë gjë. Por ata definitivisht janë të ndarë’, ka thënë një burim për revistën People.
Këngëtarja është njohur me valltarin dhe koreografin para dy vite e gjysmë, menjëherë pasi ajo është ndarë nga burri i saj Marc Anthony, me të cilin ka një vajzë dhe një djal, bineq.
Duket se ndarja nuk ka të bëjë me aferën e Smart me transeksualen, skandali që ka rrjedhur javën e fundit, pasi ata tanimë ishin ndarë.