Liverpooli s’lejon befasi, mposht Leicester City
Liverpool ka marrë fitoren e radhës. ‘Reds’ triumfuan 2:1 ndaj Leicester City, shkruan lajmi.net. Ndeshja nuk nisi mirë për lojtarët e Jurgen Klopp, pasi e panë vetën në disavantazh mjaft herët. Po rridhte minuta e 4’ kur Dawsbury-Hakk realizoi dhe i dha epërsinë ‘Dhelprave’. Ndeshja më pas u konkretizua me mundësi për Liverpoolin, dhe ata…
Sport
Liverpool ka marrë fitoren e radhës.
‘Reds’ triumfuan 2:1 ndaj Leicester City, shkruan lajmi.net.
Ndeshja nuk nisi mirë për lojtarët e Jurgen Klopp, pasi e panë vetën në disavantazh mjaft herët.
Po rridhte minuta e 4’ kur Dawsbury-Hakk realizoi dhe i dha epërsinë ‘Dhelprave’.
Ndeshja më pas u konkretizua me mundësi për Liverpoolin, dhe ata arritën ta përmbysin rezultatin.
Golin e barazimit e gjetën në minutën e 38’, ku pas një devijimi të Wout Faes e çoi rezultatin në 1:1.
I njëjti realizoi sërish pak minuta më vonë autogol dhe përmbysi rezultatin në 2:1 në favor të Liverpoolit.
Pjesa e dytë dhuroi raste, por jo edhe gola.
Me këtë fitore Liverpooli pozicionet në vendin e gjashtë me 28 pikë, kurse Leicester në pozitën e 13 me 17 sosh./Lajmi.net/