Ylli i PSG-së e do kalimin te Man Utd

Manchester United është shumë afër të bëjë një transferim të madh.

Merkato

24/04/2019 11:38

Manchester United do t’i bëjë disa transferime në afatin kalimtar të kësaj vere.

‘Djajtë e Kuq’ janë shumë afër ta transferojnë Thomas Meunierin nga PSG, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi belg është i hapur që të transferohet te Manchester United, gjersa kontrata e tij skadon në vitin 2020.

Meunier ka bërë të ditur se ëndrra e tij është që të luajë në Premierligë, ndërsa parisienët i duan 30 milionë euro nga shitja e tij. /Lajmi.net/