​Gladbachi ka edhe një tjetër yll si Xhaka në skuadër (Foto)

Andi Seferi është njëri prej talenteve të shumët shqiptarë që luajnë në skuadrat evropiane.

Sport

27/07/2015 21:08

Talenti kosovar, Andi Seferi është pjesë e akademisë së skuadrës së madhe gjermane, Borussia Monchengladbach, atje ku po zhvillohet si një lojtar.

Seferi i lindur në vitin 2001 ka nisur të merret me futboll që në moshën 5 vjeçare në ekipet e ashtuquajtura “bambinis” në akademinë e Borussia Moenchengladbachut, gjegjësisht Wegberg Beeck.

Me këtë ekip Seferi ka arritur të fitoj të gjitha trofetë e mundshëm për moshat të cilat garonte ekipi i tij, ku Andi ishte lojtari kryesor.

Pozita të cilën Andi zotëron me mjeshtri është ajo e mesfushorit kreativ, i cili organizon lojën dhe vazhdimisht kontribuon me asiste dhe gola, aftësi këto që cilësohen nga trajnerët e tij si një Granit Xhaka për nga puna defensive dhe Xavi nga teknika dhe vizioni.

Nga mosha 10 vjeçare është ftuar të përfaqësoj Republikën e Nord Rhein Westfallen për grupmoshat e reja, republikë e cila ka rreth 20 milion banorë.

Me ekipin e akademisë së Gladbachut Andi këtë vit ka qenë njeri ndër lojtarët më të dalluar në një turnir të organizuar nga gjiganti katalunas Barcelona, ku pjesëmarrës ishin 200 klube nga gjithë bota ndër to dhe nga Shqipëria.

Lajmi më i mirë që ka marrë Andi deri më tani është se po ka përcjellje të vazhdueshme edhe nga kombëtarja Gjermane.

Seferi