Bayerni demolon Herthan – mbanë në gjashtë pikë diferencën me Dortmund

Bayern Munich ka marrë fitoren e radhës në Bundesliga.

Sport

23/01/2022 19:24

Skuadra e Julian Nagelsmann ka shënuar fitore me rezultatin 1:4, në udhëtim kundër Hertha Berlin, shkruan lajmi.net.

Bavarezët zhbllokuan qysh pas dy minutave, por goli i Tolisso u anulua për pozitë jashtë loje, nga VAR. Bayerni gjeti golin e parë në minutën e 25’, përsëri me Tolisso dhe kësaj radhe festa vazhdoi deri në fund.

Dyfishimi i epërsisë erdhi në fundin e pjesës së parë, me golin e shënuar nga Thomas Muller.

Leroy Sane dhe Serge Gnabry në pjesën e dytë fundosën Herthan, me golat e minutave 75’ dhe 79’ për 0:4.

Vendasit reaguan me Ekkelenkamp në minutë ne 81’, për golin e nderit dhe rezultatin final 1:4.

Kjo fitore e çon Bayernin në kuotën e 49 pikëve në krye të tabelës, me gjashtë pikë më shumë sesa Dortmundi.

Hertha Berlin numëron 22 pikë dhe mbanë pozitën e 13-të. /Lajmi.net/