ZYRTARE: Trajneri me përvojë në krye të KB Rahoveci

Jeton Nixha është emëruar trajneri i klubit basketbollistik Rahoveci.

Sport

22/07/2016 17:18

Trajneri i njohur kosovar, Jeton Nixha, do ta drejtojë KB Rahovecin në edicionin e ardhshëm të Superligës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Rahovecit në faqen zyrtare, përcjell Lajmi.net.

“Nga sot në KB Rahoveci fillon një periudhë të re me z. Jeton Nixha. Unë shumë besoj dhe shpresoj që do të krijojmë një skuadër shumë kompetitive për Superligë, duke marr parasysh që trajneri i ri ka një përvojë të jashtëzakonshme si lojtarë por edhe si trajner”, ka thënë kryetari i klubit, Bekim Hoxha.

Ndërkohë trajneri i ri Jeton Nixha, ka thënë se ndihet i privilegjuar që do të drejtojë KB Rahoveci, ndërsa ka paralajmëruar se vizioni i tij është që klubi jonë të qëndrojë gjatë në Superligë. Ai ka vlerësuar lartë edhe përkrahjen që klubi ka nga “Vreshtarët”.

“Ne kemi rënë dakord që skuadra e Rahoveci, të ndërtoi strukturë jo vetëm për të defiluar në Superligë, por të qëndroi gjatë aty. Shpresoj që infrastruktura të rregullohet deri në fund të këtij viti dhe të kemi më shumë mundësi për lojtarë të rinjë. Ambiciet tona do të përqendrohen aktualisht në lojtar vendor të cilët do të jetë bazë kryesore e klubit”, deklaroi Nixha.