ZYRTARE: Prishtina me trajner gjerman!

KB Prishtina përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se Matthias Zollner do të jetë trajner i skuadrës për edicionin e ri.

Sport

19/08/2018 09:23

“Trajneri i mirënjohur gjerman, Matthias Zollner do të jetë kryetrajner i skuadrës për edicionin e ri 2018/19. Në vazhdën e përgatitjeve për stinorin e ri, Prishtina po bëhet gati që edhe këtë vit të përfaqësojë shqiptarët në Evropë në mënyrën më të mirë të mundshme. Andaj, klubi ynë ka angazhuar një trajner të ri në moshë, por me shumë përvojë e madje shumë i suksesshëm”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Gjermani 37 vjeçar më herët ka drejtuar disa skuadra.

Fillimisht udhëhoqi ekipin e vendlindjes së tij, TSV Dachau për pesë vite, ku pastaj u zgjodh në krye të ekipit të famshëm gjerman, Munich Basket. Pas sukseseve te skuadra bavareze Zollner emërohet ndihmës trajner i Gjermanisë.

Fotografia e KB Prishtina