Zyrtare: Peja përjashtohet nga Superliga
KB Peja është përjashtuar nga Superliga dhe do të garojë në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm.
Sport
Tashmë është zyrtare: KB Peja është përjashtuar nga Superliga dhe do të garojë në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm.
Ky është vendimi i marrë nga Komisioni Disiplinor, i cili e aprovoi propozimin e Komisarit të Garave, shkruan Zëri.
Gjithashtu, verdhezinjtë u gjobitën me 2,000 euro dhe përfaqësuesi i këtij klubi, nuk ka të drejt ta ushtrojë detyrën e tij për një vit, përcjell Zëri.
Më poshtë mund ta shihni vendimin e marrë nga Komisioni Disiplinor dhe arsyetimin për këtë vendim, të cilin e ka siguruar ekskluzivisht gazeta “Zëri”.
Me këtë rast, basketbolli kosovar humbi shumë dhe kampionati i ri nuk do të jetë interesant, siç ishte këtë edicion.